Bordi rrit naftën fshehurazi

Bordi rrit naftën fshehurazi

Bordi i (mos)Transparencës ka rritur pas zgjedhjeve çmimin e naftës duke mos njoftuar ndryshimet në vlerë. Përpara zgjedhjeve, konkretisht më 10 maj, një litër naftë u tregtua me 173 lekë, dhe po me aq lekë edhe benzina.

Mirëpo socialistët sapo fituan pushtetin vendor në 53 bashki të vendit, u shitën sapunin për djath shqiptarëve. Në mënyrë të panjoftuar dhe aspak transparente, Bordi ka rritur çmimin në fshehtësi. Thuajse të gjitha pikat e karburanteve janë duke tregtuar naftë me 179 lekë, 6 lekë më shumë se përpara zgjedhjeve.

Delina Ibrahimaj dhe Belinda Balluku siguruan votat për bashkitë e vendit dhe në bashkëpunim me oligarkët e naftës e rritën çmimin pa njoftuar dhe pa dhënë detaje mbi bursën apo vlerën e tregëtimit ndërkombëtar.

Deri para dy javësh, çmimi i naftës arriti deri në vlerën 171 lekë për litër, por si duket kjo ka qenë joshja e socialistëve për të thithur vota, dhe pasi fituan pushteti kanë rinisur të zhvasin shqiptarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit