Borë dhe erë e fortë| Stuhia “Carmel” pritet të godasë Ballkanin, rrezikon edhe Shqipëria

Borë dhe erë e fortë| Stuhia “Carmel”…

Pas një situate jo të mirë meteorologjike, në këtë fundjavë koha na ka favorizuar shumë, pasi reshjet e shiut thuajse nuk kanë prekur fare vendin tonë. Por pas kësaj, pritet që moti të përkeqësohet në orët në vijim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar grek (EMY), një stuhi e emërtuar si “Carmel”, pritet që në fundjavë të godasë Ballkanin dhe kryesisht vendet Mesdhetare. Reshje të dendura shiu dhe stuhi , reshje bore dhe erë e fuqishme pritet të prekin Mesdheun juglindor. Karakteristika kryesore e motit do të jetë i ftohti i ashpër dhe me erëra të forta, ndërsa temperatura parashikohet të bjerë në 24 orë rreth 7-8°C ditën e shtunë.

kairossavvato-kakokairiakarmel-kairos

Nuancat e blusë në hartë, tregojnë masën e gazit polar që do të mbulojë pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Ballkanit të shtunën më 18 dhjetor 2021.

kairossimera-kakokairiakarmel-kairos-kairosstinathina-kairosathina
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit