Jonhon fton 3 milionë kinezë të vijnë në Britani... 70 mijë shqiptarë ende pa dokumente

Jonhon fton 3 milionë kinezë të vijnë…

Boris Johnson zbuloi planet e forta të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë deri në tre milion banorë nga Hong Kong në vend, ndërsa sulmoi ashpër Kinën për regjimin totalitar.

Kryeministri ka kundërshtuar ligjin kinez për sigurinë, duke argumentuar se kjo i jep shtetit kompetenca gjithëpërfshirëse.

Ai tha se, legjislacioni, i cili ndezi një valë të re protestash sot, ishte një ‘shkelje e qartë dhe serioze’.

Ajo shkelte hapur deklaratën e përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës, për të ardhmen e Hong Kongut.

Ai tha gjithashtu se, do të hapë dyert e saj për ata që jetojnë atje për të ardhur në Britani, në mënyrë që të shpëtojnë nga fushata e regjimit totalitar.

Johnson deklaroi:

“Miratimi i këtij ligji imponues të sigurisë kombëtare, përbën një shkelje të qartë dhe serioze të deklaratës së përbashkët Sino-Britanike.

Ai shkel një shkallë të lartë të autonomisë së Hong Kongut dhe është në konflikte të drejtpërdrejta me ligjet bazë Hong Kong.

Ligji gjithashtu kërcënon liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga deklarata e përbashkët”.

/Burimi:Daily Mail/Përshtati: GazetaAtdheu.com/

 
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit