Borxhi mes dy biznesmenëve lë në rrugë banorët e pallatit, plagoset investitori

Borxhi mes dy biznesmenëve lë në rrugë…

Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, për shkak të mospërfundimit në kohë të punimeve në një pallat, për të cilin kanë dhënë paradhënie një pjesë të parave.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se kompania në fjalë është Star construction, ndërkohë që punimet e pallatit duhet të kishin përfunduar në vitin 2019. Çështja e këtij konflikti që ka nisur mes investitorit dhe ndërtuesit të pallatit ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk u jep leje banorëve që të kryejnë ndërhyrje në pallat.

Janë dy biznesmenë që janë të përfshirë në ndërtimin e pallatit, ndërkohë që banorët thonë se janë të detyruar që të qendrojnë me qera, në një kohë që kanë dhënë para për blerjen e banesave në këtë pallat në ndërtim. Biznesmenët që janë të përfshirë në konflikt janë Sino Llanaj dhe Albertt Allmuca.

Njëri prej personave që është transportuar drejt spitalit është biznesmeni Sino Llanaj, ndërsa konfliktin e ka pasur me biznesmenin tjetër që ka bërë një pjesë tjetër të ndërtimeve në këtë pallat. Ai ka mbetur i lënduar si pasojë e përlasjes me punonjësit e sigurisë të kompanisë që ruan pallatin, që i përkasin firmës së Allmucës..faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit