Bosët e Eurovision kërkojnë nga fituesit italianë 'Maneskin' të bëjnë testin e drogës, pas skenës 'me kokainë'

Bosët e Eurovision kërkojnë nga fituesit italianë…

Tifozët e Eurovision kanë frikë se Italisë do t’i hiqet fitorja pas pretendimeve tronditëse për “kokainë” ndërkohë që fituesit, grupi Måneskin po përgatitet të bëjë testet e drogës.

Këngëtari kryesor i grupit rock, Damiano David, ka kritikuar me zemërim spekulimet se ai u kap duke thithur kokainë drejtpërdrejt gjatë shfaqjes.

Grupi fitues menjëherë u ofrua të testohej për ndonjë substancë të paligjshme dhe një zëdhënës i Eurovision ka konfirmuar se në atë kohë nuk u gjet asnjë drogë në bandë.

Por shikuesit janë të shqetësuar për atë që mund t’u ndodhë fituesve të përfshirë në skandalit, me disa që thonë se kanë frikë se ata mund ta humbin fitoren  edhe pse janë të pafajshëm.

Duke bërë një postim në Twitter, një  fans shkroi: “Pyes veten në i është hequr ndonjëherë çmimi dikujt që ka fituar Eurovision? Vetëm duke menduar  Italinë”.

Një tjetër pyeti: “A mendojmë se Italisë mund t’i hiqet titulli? A do t’i dorëzohet Francës në vendin e dytë?”

Image\

Image

Måneskin do të bëjë një test sapo të mbërrijë në atdhe, në Itali, edhe pse grupi u tregua i gatshëm për t’u testuar që kur ishte e ende në ceremoninë e Roterdamit.

Një zëdhënës i Eurovision tha në një deklaratë: “Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet rreth videoklipit të fituesve italianë të Konkursit të Këngës Eurovision në Dhomën e Gjelbër të shtunën.

“Banda ka hedhur poshtë me forcë pretendimet e përdorimit të drogës dhe këngëtari në fjalë do të bëjë një test vullnetarisht të drogës pasi të mbërrijë në atdhe. Kjo u kërkua prej tyre mbrëmë, por nuk mund të organizohej menjëherë nga EBU.”

“Grupi, menaxhuesit e tij dhe shefi i delegacionit na kanë informuar se asnjë lloj droge nuk ishte në Dhomën e Gjelbër dhe shpjeguan se xhami që ishte thyer në tryezën e tyre, po pastrohej nga këngëtari.”

“EBU mund të konfirmojë që xhami i thyer u gjet pas kontrollit  të tryezës. Ne jemi ende duke kontrolluar pamjet me kujdes dhe do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur.”

Natën e së shtunës, Damiano mohoi se pinte drogë dhe gjatë konferencës për shtyp pas fitores,  tha: “Thomas (kitaristi Thomas Raggi) theu një gotë… Unë nuk përdor drogë, ju lutem djema, mos e thoni atë.”

Kjo është fitorja e tretë e Italisë në Eurovision dhe e para që nga viti 1990.

Image
Image
Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit