Bota në ‘flakë’/ Rrihet për vdekje i riu se nuk mbante maskën, shpërthejnë protesta në Meksikë

Bota në ‘flakë’/ Rrihet për vdekje i…

Një i ri në Meksikë është dhunuar brutalisht deri sa ka humbur jetën nga disa oficerë policie pasi nuk kishte vënë maskën në fytyrë në ambientet e jashtme. Kjo ka qenë më shumë se mjaftueshëm për popullin meksikan i cili ka zbarkuar në rrugë në protestá të dhùnshme kundër pôlicisë.

Protestat kundër policisë shpërthyen në Guadalahara qytetin më të madh në vend. Qytetarë të shumtë janë përballur me policinë në rrugët e qytetit ku prôtestuesit kanë djègur disa automjete të patrullave të policisë.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të ndryshme ku disa qytetarët janë përleshur me policinë dhe kjo e fundit i është përgjigjur me shkopinj gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e zemëruara.

Xhovani Lopez është viktima që u dhunua brutalisht nga policia, muratori 30-vjeçar humbi jetën nga plagët e marra pas arrestimit në 4 maj nga policiá bashkiake e Ixtlahuacan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit