Botërori 2022; Katari vendos kushtin e panegociueshëm për futbollistë dhe tifozë

Botërori 2022; Katari vendos kushtin e panegociueshëm…

Katari, vendi organizator i Kupës së Botës 2022, do ta bëjë vaksinën e Covid-19 të detyrueshme për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në turneun e vitit të ardhshëm. Autoritetet mjekësore të Katarit tashmë thuhet se kanë diskutuar me FIFA-n dhe aktorët e tjerë në një përpjekje për të siguruar që të gjithë lojtarët pjesëmarrës të vaksinohen me të dyja dozat.

Qeveria e Katarit ka njoftuar tashmë se të gjithë tifozët që marrin pjesë në turne, nëntorin e ardhshëm, do të duhet të vaksinohen plotësisht. Tani e njëjta masë mund të jetë gjithashtu e detyruar për lojtarët dhe stafin stërvitor. Një hipotezë tjetër në shqyrtim është se lojtarët “No-Vax” do të duhet të dorëzojnë teste negative çdo tri ditë.

“Në dritën e pandemisë së Covid-19, Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në kompeticion. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e udhëtimit të autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik. Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t’i komunikohet të gjitha grupeve të interesuar, ndërsa i afrohemi turneut”, – tha një zëdhënës i FIFA-s për “The Athletic”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit