Botohen në Fletore Zyrtare vendimet për të gjitha masat në lidhje me koronavirusin

Botohen në Fletore Zyrtare vendimet për të…

Vendimi i botuar sot në Fletoren Zyrtare shkruan se me datë 11 maj, brenda orës 08:30 deri në 17:30 lejohen të punojnë:

“Qendrat tregtare (përjashtuar baret,restorantet dhe aktivitetet e destinuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve)”.

Si dhe,

“Aktivitetete të tjera shërbimi (Trajtime estetike, mireqenie fizike, përjashtuar palestra)Këtu përfshihen aktivitete të trajtimit të flokut dhe trajtime të tjera të bukurisë, tëdetajuara sipas nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike)”.

Gjithashtu, në fuqi ka hyrë edhe vendimi për lëvizjen me makina private pa autorizim në zonat e gjelbra, deri në orën 21:00. E njëjta gjë vlen edhe për këmbësorët e zonave të gjelbra.

Si dhe vendimi se të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen 14 ditë në banesat e tyre. /Exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit