Braçe “çun për shpi”, kritikon Bashën: 16 vjet në një lagje dhe nuk të pashë asnjëherë të bësh pazar

Braçe “çun për shpi”, kritikon Bashën: 16…

Nw seancwn e sotme plenare, Erion Braçe ka sulmuar Bashwn, teksa nuk e ka lejuar tw marrw fjalwn dhe e ka kritikuar rwndw. Braçe preku temwn e Vettingut, duke iu drejtuar Bashws dhe duke i thwnw se nëse do të bëjë vërtetë Vtingun e politikanëve, duhet ta nisë nga ai. Por veç kwsaj, Brrace kritikoi ashpwr Bashwn duke i thwnw se nw 16 vite jetesw nw njw lagje, nuk e ka parw asnjwherw kreun e opozitws tw bwjw Pazar, teksa deklaroi se Basha nuk di çmimin e vajit, sheqerit dhe miellit.

Erion Braçe:

Ky personalizim nuk i duhet shqiptarëve, ky personalizim prej 3 orësh vret parlamentarizmin. Po është e vërtetë që unë kam qenë zv/kryeministër, u kam shërbyer shqiptarëve. Ka vetëm një vetting që duhet bërë për politikanët, atë penal për ata që vrasin. Nuk e kuptoj çfarë do të thotë vettingu në politikë, ky është vettingu, zoti Basha ke b…. për këtë vetting? Boll të dëgjuam sot tre orë, di shumë për ty, ashtu siç di dhe për procesin e rindërtimit ku kam qenë vetë i angazhuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Askush nuk do borxh, borxhi nuk është tabu. Basha nuk mund të flasi për çmimet e shportës, pasi nuk ka bërë qoftë edhe njëherë të vetme pazar. Kam qenë 16 vite me të në një lagje, dhe nuk e kam parë njëherë të vetme që të bëj pazar, a e di Lulzim Basha se sa është çmimi i vajit, sa është çmimi i orizit. Një njeri që ia bëjnë pazaret të tjerët, nuk mund ta dijë dhe ta ndjejë rritjen e çmimeve. Bashës as ia ndjen fare për njerëzit e zakonshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit