Braçe dhe Salianji përplasen fizikisht, ndërpritet seanca në Kuvend

Braçe dhe Salianji përplasen fizikisht, ndërpritet seanca…

Në seancën e sotme të Kuvendit ka ndodhur një përplasje fizike mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit. Salianji, i ka përmendur Braçes përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin, por deputeti i Lushnjes nuk e ka pritur aspak mirë dhe e ka ofenduar. Më pas Salianji ka shkuar për ta goditur.

Salianji:

Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit