Braçe i quajti produkt ekskluziv i Divjakës, tonelata me patate të Shishtavecit groposen nga fermerët: Punojmë të mbajmë shpirtin gjallë…

Braçe i quajti produkt ekskluziv i Divjakës,…

Fermerët e Shishtavecit dhe ato të Novosejt, vijojnë të qëndrojnë në toplistën e kultivarëve kryesorë, të patates në Shqipëri.

Epidemia e COVID-19 mban të groposura patatet në Shishtavec dhe Novosej.

Bllokimi i qarkullimit dhe mbyllja e kufijve me Kosovën ka bllokuar jetën ekonomike në fshatrat e Shishtavecit, ndërsa banorët thonë se qindra ton patate mbeten të groposura për shkak të mbylljes së restoranteve kufijve dhe tregjeve, duke ja vështirësuar jetën e banorëve.

Patatja është kultura kryesore bujqësorë që mbillet në këtë zonë mbi 950 metër mbi nivelin e detit dhe një nga të paktat mundësi ekonomike që kanë banorët e zonës. Shishtaveci njihet në të gjithë Shqipërinë për pataten e tij dhe siç thonë banorët ajo shitet pa u mbyllur ende marsi. Por sivjet kavaletat janë të mbyllura nga pandemia.

“Janë në gropa, i kam stok. Vetëm mbajmë shpirtin gjallë asgjë më tepër. Gjithë vitin për këto patate punojmë.”- shprehen fermerët.

Rreth 150 ton patate kanë ngelur stok vetem në Shishtavec, ndersa në të gjithë njësinë administrative shkon deri ne 500 ton patate të groposura.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në mediat sociale ka denoncuar vjedhjen që iu bëhet tregtarëve të Divjakës, ku qepa dhe patatja iu merren me një çmim qesharak.

Madje Braçe ka cilësuar pataten si produkt ekskluziv të zonës së Divjakës, ndërkohë që për mallin stok të fermerëve të Shishatvecit, zëvëndës kryeministri nuk ka ngritur asnjë shqetësim. /standart.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit