Braçe jep alarmin: Shkumbini po sjell rrezik, banorët të largohen me gjithë bagëtitë

Braçe jep alarmin: Shkumbini po sjell rrezik,…

Zv.Kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të marrin masa duke larguar bagëtitë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Braçe ngre alarmin se prurjet në këtë lumë po dyfishohen dhe thotë se është rrezik për lumin që sjell deri në 800 metër kub ujë në sekondë.

“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë! Çdo banor i Tërbufit nga Cerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largoje bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinaturë!

Tani! I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhine! Edhe njëherë; hiqni cdo gjë nga toka buze lumit deri në argjinaturë tani!”, shkruan Braçe.

Pavarërisht paralajmërimit që jep, Braçe qoftë si deputet ashtu edhe zv.Kryeministër nuk u jep asnjë zgjidhje banorëve të zonave që mund preken nga përmbytja si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Shkumbin.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit