Brad Pitt i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e tij pas karantinës

Brad Pitt i lë të gjithë pa…

Pandemia e koronavirusit i izoloi të gjithë në shtëpi dhe shumë persona nuk i morën shërbimet e zakonshme.

Një ndër ta është edhe Brad Pitt, i cili ka ndryshuar sërish pamjen e tij. Duket se aktori, i cili prej pjesës më të madhe të femrave cilësohet si mashkulli më i bukur në botë ka rikthyer në vëmendje paraqitjen e tij të viteve ’90.

56-vjeçari po bënte një video mesazh për diplomimin e studentëve të Universitetit të Missouri kur u vunë re flokët e tij të gjatë. Kjo i bëri të gjithë të mendojnë nëse pamjet janë realizuar në vitin 2020 apo 1996 pasi nuk dukej ndryshim.

Edhe këtë herë, Brad Bitt vërtetoi se nuk njeh moshë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit