Brad Pitt nuk heq dorë nga kujdestaria e fëmijëve që ka me Angelina Jolie, ja hapi që mori

Brad Pitt nuk heq dorë nga kujdestaria…

Angelina Jolie së fundmi ka fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj duke përjashtuar kështu Brad Pitt i cili pretendonte të fitonte të drejtën lidhur me fëmijët.

“Us Weekly” raporton se në dokumentet e reja ligjore, Pitt dhe avokatët e tij, mendojnë se vendimi mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme të shtetit.

Jolie më parë paraqiti një kërkesë që gjyqtari John W. Ouderkirk të hiqet nga çështja, me arsyetimin se ai nuk kishte zbuluar më parë se kishte lidhje me Pitt.

Megjithatë, Pitt dhe avokatët e tij deklarojnë se Ouderkirk ka qenë i sinqertë sa i përket lidhjes mes tyre, që datonte qysh në janar të vitit 2017.

Pitt dhe Jolie u lidhën në vitin 2006 dhe u martuan në 2014-ën. Dy vjet më vonë, ata u ndanë, pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc me arsyen e dallimeve të papajtueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit