Braktisi ekipin se i frikësohet COVID-19, 'Partizani' shkarkon trajnerin Adolfo Sormani

Braktisi ekipin se i frikësohet COVID-19, ‘Partizani’…

Italiani Adolfo Sormani nuk do të drejtojë më ekipin e “Partizanit”.

Klubi i kuq, nuk e ka toleruar dot braktisjen që i bëri tekniku italian ekipit në derbin kundër Tiranës, dhe ka marrë vendimin drastik.

Vendi për Sormanin dhe du ndihmësit e tij, duket se është marrë menjëherë pas derbit, por sot “Klubi i kuq” me anë të një njoftimi për mediat e ka bërë publike vendimin.

Së bashku me Sormanin, janë shkarkuar edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit, Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.

Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë, në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit, Renaldo Kalari, lexohet ndër të tjera.

Tekniku italian refuzoi që të dilte në pankinë në përballjen ndaj Tiranës me pretekstin për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.

Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit