Braktisi fëmijën 9 vjeç në Francë, proçedohet penalisht 50 vjeçari Vlonjat

Braktisi fëmijën 9 vjeç në Francë, proçedohet…

Një 50 vjeçar nga Vlora me iniciale H.F. është proçeduar penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Kallëzimi është bërë nga nëna e të miturit 9 vjeçar ku kjo e fundit i ka dhënë autorizimin shtetasit H.F. për të dalë jashtë shtetit me fëmijën por kur është kthyer ka rezultuar se ai ka lënë fëmijën në shtetin Francez me qëllim për të fituar azil në Francë.

Pas evidentimit të këtij fakti shtetasi H.F. është ndaluar në pikën kufitare në Murriqan dhe është shoqëruar Komisariatin e Policisë në Shkodër për t’u marrë në pyetje dhe për të kryer proçedurat ligjore.

Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë njoftimin paraprak.

DVKM Shkodër

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër kanë intensifikuar masat për identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin. 

Procedohet penalisht një 50-vjeçar, pasi braktisi në Francë, djalin e tij të mitur (9 vjeç), me qëllim që të kërkonte azil në këtë shtet.   

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të braktisjes së fëmijëve apo të familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, kanë intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët/ familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit. 

Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.   

Ky shtetas, më datë 22.01.2020, ka kaluar kufirin në PKK Muriqan, bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa djalin e tyre. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e ka braktisur djalin e tij 9 vjeç, në Francë, me qëllim azilkërkimin.      

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistimet për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së apo vendeve të tjera, për të gjithë qytetarët. 

Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit