Braktisi fonjën e porsalindur, indetifikohet nëna 29-vjeçare nga Pogradeci

Braktisi fonjën e porsalindur, indetifikohet nëna 29-vjeçare…

Një ngjarje që ka tronditur të gjithë opinionin publik  është shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një foshnje porsalindur u gjet në bodrumin e një pallti në zonën e Yzberishtit.

Policia pas bërjes publike të rastit, ka arrittur të zbulojë dhe të gjejë nënen që braktisi vajzën e saj.  Bëhet fjalë për një 29-vjeçare nga Pogradeci që jeton në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

U mësua se ajo po merret në pyetje nga policia për të dhënë shpjegime per ngjarjen dhe arsyet që e shtynë që të braktiste fonjën e porsalindur. Ndërsa kjo e fundit gjendet në spital në gjendje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit