Braktisi Norvegjinë dhe një pagë prej 9 mijë euro, kapiteni shqiptar kërkon postin e Ministrit të Mbrojtjes

Braktisi Norvegjinë dhe një pagë prej 9…

Mund të jetë një rast i rrallë, por Armend Mehaj, ka braktisur pagën mujore prej 9 mijë eurosh për të marrë postin e ministrin të Mbrojtjes në qeverinë e re të Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Paga e ministrit në Kosovë nuk i kalon 1350 euro në muaj. Një vendim që ka shkaktuar habi dhe ka bërë jehonë për shumë persona në Kosovë, pasi Mehaj me profesionin ushtarak u largua nga forcat e ushtrisë në Norvegjisë për të qenë pjesë e Qeverisë.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe ka jetuar në Oslo, Norvegji. Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.

“Ndjehem i privilegjuar që marr këtë dekoratë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, ishte shprehur Mehaj.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit