Braktisi të bijat për të kërkuar azil në Suedi, procedohet penalisht 36-vjeçarja

Braktisi të bijat për të kërkuar azil…

Një 36-vjeçare është proceduar penalisht, pasi tentoi të braktiste dy vajzat e saj të mitura për të kërkuar azil në Suedi. Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se 36-vjeçarja ka lënë dy vajzat 13 dhe 15 vjeçe në Suedi në mënyrë që të kërkonin azil. Pasi është mësuar për braktisjen autoritetet në Suedi kanë rikthyer dy vajzat e mitura në Shqipëri.

Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar masat për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit