Braktisja e arsimit nga të rinjtë, në Shqipëri fenomeni tre herë më i lartë

Braktisja e arsimit nga të rinjtë, në…

Arsimi, i cili është sektor më i madh ku investohet në kapitalin njerëzor, po përkeqësohet në vitet e fundit në Shqipëri. Në një raport të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vihet në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon. Madje sa trefishi i vendeve europiane, sepse rezulton që më shumë se 17% e popullsisë mbi 18- vjeç nuk ndjekin arsimin e mëtejshëm.

Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20- vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja europiane. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në Serbi 6.2%”, thuhet në raport.

Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021, po në Shqipëri ky fenomeni mbetet i lartë. Kjo bën që mungesa e mundësive për arsimim e të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës të  dikojë në punësim dhe për rrjedhojë në mundësi më të mira për punësim në popullatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit