Brataj parashikon mbi njëmijë të infektuar çdo ditë në javët e ardhshme:“Ende s’kemi arritur kulmin e pandemisë”

Brataj parashikon mbi njëmijë të infektuar çdo…

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vendi ynë ende nuk ka arritur në kulmin e valës së dytë të pandemisë. Madje ai tha se mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe në mbi 1000 raste.

“Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, pork a një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu.”– tha Brataj ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit