Brazil/ 36 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e përmbytjeve

Brazil/ 36 të vdekur dhe dhjetëra të…

Pas kësaj ngjarje Presidenti i Brazilit i kërkoi qytetarëve të ndalojnë ndërtimin e shtëpive në zonat në rrezik nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e mëdha.

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur, pas një shiu të rrëmbyeshëm që pasoi përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Brazil, ndërsa vendi po përgatitej për festimet e tij vjetore të karnavaleve.

Përpjekjet e shpëtimit vazhduan në shtetin e São Paulo të hënën, ndërsa më shumë se 500 punëtorë kërkonin për viktima, pastruan rrugët dhe u përpoqën të rilidhnin komunitetet e izoluara, shkruan “The Guardian”.

Por detyra u pengua nga shiu i dendur, i cili gjithashtu ka zhvendosur qindra njerëz dhe ka bllokuar një numër të papërcaktuar turistësh që kishin udhëtuar për karnavale. 

Gjatë një vizite në qytetin bregdetar të prekur keq të São Sebastião të hënën, presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, tha se fatkeqësia nënvizoi nevojën për të ndaluar ndërtimin e shtëpive në zonat në rrezik nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e mëdha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit