Brazil, raportohen 1290 vdekje të reja nga Covid-19, 654 shënohen edhe në Meksikë

Brazil, raportohen 1290 vdekje të reja nga…

Brazili ka raportuar 1.290 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 654 raste të tjera fatale janë regjistruar në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.174, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 29.843, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të diagnostikuarve u rrit në 245.251, me 6.740 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani 147.205 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt, kurse vdekjen e parë më 19 mars.

Pandemia ka marë më shumë se 525 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, ndërsa 11 milionë janë infektuar dhe mbi 5,87 milionë të shëruar./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit