Brazil, regjistrohen mbi mbi 17,000 raste të reja me koronavirus

Brazil, regjistrohen mbi mbi 17,000 raste të…

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 17,110 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 867,624 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 612 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 43,332, shkruan “CNN”.

Brazili është në mesin e shteteve më të prekura në botë nga sëmundja e re, qoftë sa i përket numrit të infektimeve, qoftë për shifrën e të vdekurve. Këto shifra ende po vazhdojnë të rriten.

Për më tepër, Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë numër më të lartë të personave të infektuar sesa Brazili në nivel botëror.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, vazhdimisht është përplasur me liderët lokalë për shkak të këmbënguljes së tij për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato po e dëmtojnë shumë ekonominë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit