Brazili nis hetim ndaj miliarderit Elon Musk

Brazili nis hetim ndaj miliarderit Elon Musk

Një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Brazilit nisi një hetim ndaj miliarderit Elon Musk, pronarit të rrjetit social X.

Hetimi nisi pasi Musk tha se do të riaktivizonte disa llogari në rrjetin social X që gjykatësi kishte urdhëruar të bllokoheshin.

Miliarderi Musk kundërshtoi vendimin e gjykatësit Alexandre de Moraes për bllokimin e disa llogarive të këtij rrjeti social në Brazil, duke thënë se këto kufizime janë antikushtetuese dhe i kërkoi gjyqtarit që të japë dorëheqjen.

Ky gjyqtar ka aplikuar gjoba masive, ka kërcënuar se do të arrestojë punonjësit tanë dhe do të ndërpresë aksesin e rrjetit social X në Brazil. Ndoshta do të humbasim të gjitha të ardhurat që fitojmë në Brazil dhe do të duhet të mbyllim zyrën tonë atje, por parimet kanë më shumë rëndësi se fitimet”, tha Elon Musk, i cili ka insistuar disa herë në të kaluarën për lirinë e fjalës.

Publikisht nuk dihet se cilat janë llogaritë në X që do të bllokohen, pasi as Trump dhe as autoritetet braziliane nuk i kanë bërë të ditura.

Megjithatë, Reuters raporton se gjykatësi Moraes po heton përhapjen e lajmeve të rreme dhe mesazhe urrejtjeje gjatë qeverisjes së ish-Presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, si dhe po udhëheq një hetim për një tentativë të supozuar për grusht shteti nga ana e ish-Presidentit Bolsonaro.

Pas reagimit të Musk, reagoi edhe gjyqtari Moraes, duke thënë se Musk po hetohet për mosbindje ndaj urdhrit të gjykatës dhe kompania e tij do të duhet të paguajë 19,740 Dollarë në ditë nëse nuk respekton urdhrin për mbylljen e llogarive të caktuara.

Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Lartë është mbështetur edhe nga Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit