Brenda 2 muajve, qindra gra denoncuan dhunën në polici

Brenda 2 muajve, qindra gra denoncuan dhunën…

Ashtu si çdo vit, edhe ky 8 mars, si Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua me lule dhe urime për lumturi në 365 ditët e vitit për të gjitha nënat dhe vajzat. Por ky urim, i bërë shabllon, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë por edhe politikanët, haset me vështirësi. Në vetëm 2 muajt e parë të këtij viti ka pasur 890 denoncime për dhunë si edhe janë dhënë 465 urdhëra mbrojtje nga gjykata për gratë.

E njëjta panoramë ka qenë edhe vitin e kaluar ku afërsisht 4300 gra dhe vajza kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi kanë përjetuar dhunë, e cila ndonjëherë është psikologjike e të tjera herë fizike. Vitin e kaluar ashpërsia ndaj grave dhe vajzave solli edhe humbje jete.

Një element shqetësues janë edhe krimet seksuale ku viktima janë kryesisht gra dhe vajza. Gjatë këtyre muajve në vend janë shënuar 103 raste të cilat po hetohen nga organet kompetente. Një formë shqetësuese dhunë që shpesh herë i ka çuar gra dhe vajza t’i japin fund jetës është dhe ajo online. Dhuna online dhe ashpërsimi i krimeve seksuale pritet që të zënë një hapsitë të vecantë në kodin e ri penal që është ende duke u diskutuar si draft.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit