Brenda 24 orësh, mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora janë bashkuar në një akt të rrallë solidariteti për të mbështetur Altin Hilën dhe familjen e tij. Fushata e hapur në GoFundMe ka prekur zemrat e shumë qytetarëve, të cilët, përmes kontributeve të tyre, kanë arritur të mbledhin 115,446 euro, ose 89% të objektivit prej 130 mijë eurosh. Deri tani, rreth 3.4 mijë donatorë kanë zgjedhur të japin ndihmën e tyre, duke e çuar fushatën shumë pranë përmbushjes së synimit.
Nisma u krijua dje, pas arrestimit të Hilës gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku ai kishte protestuar për 32 ditë me radhë, gjithmonë i shoqëruar nga djali i tij me status invaliditeti. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku ai kujdesej për djalin duke e ushqyer direkt në stomak me anë të një shiringe, prekën mijëra njerëz dhe u bënë simbol i sakrificës së një prindi që, pavarësisht vështirësive familjare dhe ekonomike, vijonte të ishte pranë fëmijës së tij në çdo moment. Organizatorët e fushatës pretendojnë gjithashtu se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.
Përgjigjja e shqiptarëve ka qenë e menjëhershme dhe mbresëlënëse, duke treguar se kur bëhet fjalë për një familje në vështirësi, ndjenja e humanizmit dhe dëshira për të ndihmuar mbeten më të forta. Me ritmin aktual të donacioneve, fushata është vetëm një hap larg arritjes së objektivit prej 130 mijë eurosh.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2079724349246029%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>