Brenda gjyqit të Ndrangheta, ku i biri i penduar i bosit po zbulon sekretet e Mafias

Brenda gjyqit të Ndrangheta, ku i biri…

Gazetarët e Guardian, Lorenzo Tondo dhe Clare Longrigg , po ndjekin gjyqin më të madh të mafies në tre dekada. Në qendër është Emanuele Mancuso, djali i shefit Luni Mancuso, i cili ka tradhtuar sekretet e klanit, pasi pranoi mbrojtjen e Policisë

Në gjyqin kundër ‘Ndrangheta, organizatës së mafies kalabreze, që është grupi më i fuqishëm i krimit të organizuar në Itali, ka 900 dëshmitarë që dëshmojnë kundër më shumë se 350 personave, përfshirë politikanë dhe zyrtarë të akuzuar si anëtarë të organizatës.

Të gjithë sytë do të jenë tek Emanuele Mancuso, i cili ka zbuluar sekretet e klanit pasi pranoi mbrojtjen e Policisë. Dëshmia e tij do të përdoret kundër xhaxhait të tij Luigi Mancuso, i cili thuhet se është figura më e fuqishme mafioze e rajonit.

Largimi nga mafia më e fuqishme e Italisë dhe zbulimi i sekreteve të saj në polici nuk po funksionon mirë për Emanuele Mancuso.

Djali i një shefi në hije të NDrangheta ka një çmim prej 1 milion euro mbi kokësh, pasi ai refuzoi një ofertë parash nga Mafia për të heshtur. Tani partnerja e tij – ende besnike ndaj klanit – po e mban peng vajzën e tyre dyvjeçare.

Mancuso, 33 vjeç, i cili është nën mbrojtjen e Policisë, ka thënë se ai u largua nga Mafia për t’i dhënë vajzës së tij një jetë më të mirë, por se ajo po përdorej për “pazarllëk” nga NDrangheta për ta detyruar atë të mbyllte gojën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit