Brenda ndodhej çifti i verbër, përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Brenda ndodhej çifti i verbër, përfshihet nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të Zi në Korçë. Një banesë është përfshirë nga flakët. Mësohet se brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të cilët janë të verbër.

Fatmirësisht ata janë shpëtuar nga komshinjtë. Këta të fundit kanë parë flakët sipër çatisë duke shkuar menjëherë pranë banesës, dhe po ashtu kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa banesa është djegur totalisht dhe dëmet materiale janë të shumta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit