Breshëri plumbash ndaj makinës, plagosen dy persona

Breshëri plumbash ndaj makinës, plagosen dy persona

Në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, teksa dy shtetas kanë denoncuar disa persona. Mësohet se në këtë zonë ka ndodhur një sulm me armë zjarri. Shtetasit janë plagosur nga persona të cilët kanë qëlluar me armë zjarri, teksa ishin duke lëvizur me veturën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa kanë mbetur të plagosur të dy shtetasit. Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me dhjetë fishekë.

Policia:

Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit