Breshëri plumbash nga të gjitha anët/ Gazetarja vazhdon raportimin e qetë, të gjithë shpëtojnë kokën

Breshëri plumbash nga të gjitha anët/ Gazetarja…

Një korrespondente e BBC në Pakistan, Sumira Khan ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të lajmeve në Afganistan përjetoi një skenë aspak normale. Direkt nga Kabuli, gazetarja përpiqet të raportojë informacionin e fundit mbi luftën në Afganistan, por ndërpritet nga zhurma e një shkëmbimi zjarri. Në një kohë që të gjithë largohen për të shpëtuar kokën, por ajo vazhdon e pashqetësuar raportimin e saj.

Gazetarja përfundon transmetimin ndërsa njerëzit largohen. Përveç punës për BBC dhe Indus News, Sumaira ende ka punë në media të tjera si Al Jazeera. Momenti u bë viral në Twitter dhe korrespondentja mori shumë vlerësime për punën e saj në terren, përfshirë nga autoritetet pakistaneze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit