Stuhi të forta breshëri goditën disa fshatra të Ersekës pasditen e së dielës.
Banorët u habitën kur panë qiellin e vrenjtur dhe stuhinë e breshërit që zbardhi vendin në mes të verës. Edhe pse breshëri zgjati vetëm pak minuta, aq mjaftoi për të shkatërruar kulturat bujqësore, pemët frutore dhe perimet.
Këtë të hënë grupet e punës kanë zbritur në terren për të evidentuar dëmet dhe kontrollet janë ushtruar ne zonën e Ersekës në qytet, Rehove, Starje, Psar, Bejkove, Tac.
Nga kontrollet e ushtruara, sipërfaqet me perime (domate, speca, sallata, etj) kanë pësuar dëme 80-100%, te sipërfaqet me kumbulla dhe molla dëmi është 80-90% dhe ato që kanë ngelur në pemë janë me goditje të rënda.
Nga ana tjetër sipërfaqet me elb, tërshërë dhe grurë kanë pësuar dëme të vogla.