Breshka e detit gjendet e ngordhur me dëmtime të rënda në plazhin e Zvërnecit

Breshka e detit gjendet e ngordhur me…

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur këtë të premte në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, kafsha kishte dëmtime të rënda në guaskë, ndërsa dyshohet se plagët janë shkaktuar nga goditja e një mjeti lundrues.

Incidenti ka ngjallur shqetësim, pasi breshkat e detit janë specie të mbrojtura dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistemin detar.

Qytetari u bën thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të tregojnë më shumë kujdes, sidomos pranë vijës bregdetare dhe zonave ku lëvizin breshkat e detit, duke theksuar se një moment pakujdesie mund t’i kushtojë jetën një gjallese të rrallë dhe të mbrojtur.

Gjithashtu, ai apelon ndaj autoriteteve që të verifikojnë rastin dhe të shtojnë kontrollet për respektimin e rregullave të lundrimit pranë bregut, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit