Britani/ 500 paund gjobë nëse nuk pajisni macen me mikroçip

Britani/ 500 paund gjobë nëse nuk pajisni…

Pronarët e maceve në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti mund të përballen me një gjobë prej 500 paund nëse humbasin afatin për të pajisur me mikroçip macet që mbajnë në shtëpi. 

Ky ligj që u parashtrua në parlament më 13 mars synon ta bëjë më të lehtë për macet shtëpiake të humbura, që të ribashkohen me pronarin e tyre dhe të kthehen të sigurta në shtëpitë e tyre. Sipas Departamentit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (DEFRA), ka nëntë milionë mace shtëpiake në Angli, por rreth 2.3 milionë prej tyre nuk kanë mikroçipe.

Ligji i ri siguron që macet duhet të mikroçipohen përpara se të mbushin moshën 20 javëshe dhe të dhënat e kontaktit të pronarit duhet të ruhen dhe të mbahen të përditësuara në një bazë të dhënash me mikroçip. Për ata që nuk janë në dijeni të kësaj procedure, mikroçipi përfshin një çip të vogël i cili futet nën lëkurën e maces nga një veteriner ose një profesionist i trajnuar. Maces tuaj më pas i jepet një kod unik, i cili mund të skanohet për t’iu përshtatur detajeve tuaja të kontaktit dhe do gjendeshit nëse macja juaj do të humbiste ndonjëherë.

Procedura e mikroçipimit kushton nga 20-30 paund në varësi të vendit ku jetoni dhe Cats Protection siguron se mikroçipi është ‘i shpejtë dhe pa dhimbje’ për kafshën tuaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit