Britani, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës

Britani, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një shqiptare është qëlluar me thikë jashtë një shkolle fillore.

Mail Online, raporton se gruaja që është qëlluar disa herë me thikë mendohet se është shqiptare, e cila jetonte aty pranë. Gjithashtu ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi gruaja kishte lënë fëmijët e saj në shkollë.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmoi, më ndihmoi… po humbas gjak’.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku ka marrë  lëndime të rënda. Ndërkohë pas sulmit një burrë u arrestua, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Një banore e zonës tha: ‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo. Po më humb gjaku”.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë”, tha një grua në zonë.

Një zëdhënës i policisë tha: Policia e Bedfordshire po heton plagosjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit