Britania e Madhe merr masa për ndalimin e "Vape" te fëmijët

Britania e Madhe merr masa për ndalimin…

Britania e Madhe i është bashkuar listës së vendeve që po ndërmarrin hapa për ndalimin e tregtimit të cigareve elektronike, të njohura me emrin “Vape”. Kjo lëvizje e qeverisë së kryeministrit Rishi Sunak vjen pas vendimit për ndalimin e përdorimit të cigareve ndaj kujtdo prej personave që kanë lindur pas 1 janarit 2009. I gjithë qëllimi i këtyre ndryshimeve është për të krijuar një brez që nuk është konsumues i cigares.

Victoria Atkins me detyrë sekretare e shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se pasi ligji të prezantohet, do të kalojë për votim në kuvend përpara datës së zgjedhjeve. Ligji do të parashikojë sanksione me gjoba të majme ndaj bizneseve që i shesin këto produkte te të vegjlit, ndërsa për kompanitë e prodhimit do t’u kërkohet një paketim më pak tërheqës duke përcaktuar dhe shijet që mund të dalin në treg.

Qeveria Britanike gjithashtu pritet të detyrojë dyqanet e tregtimit që cigaret “Vape” t’i mbajë këto produkte larg syve të fëmijëve dhe vendeve të dukshme. Këto cigare janë konsideruar nga ekspertët e shëndetit njëlloj të dëmshme për konsumuesit e tyre, pasi përmbajnë sasi të konsiderueshme të nikotinës si cigaret normale, teksa nuk dihen pasojat shëndetësore pas përdorimit afatgjatë. Por të gjitha këto kanë hasur në kundërshtim nga shoqatat e prodhimit të këtyre produkteve, të cilat pretendojnë se “Vape” do fillojë shpërndarjen masive në tregun e zi nëse ndalohet shitja e tyre në dyqane.

Në vendin tonë këto produkte nuk janë të ndaluara për konsum, madje në shumë programe televizive promovohen duke u përdorur nga portagonistët e tyre. Këto programe kanë audiencë dhe fëmijët që konsiderohen grupmosha të pambrojtura për shkak të mungesës së edukimit mediatik duke u ekspozuar karshi një shembulli të dëmshëm.

Deri më tani Australia, Gjermania, Zelanda e Re dhe Franca kanë njoftuar ligje të ngjashme për ndalimin e përdorimit të këtyre produkteve nga shtetasit e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit