Britania e Madhe nis numërimin mbrapsht për kurorëzimin historik të Mbretit

Britania e Madhe nis numërimin mbrapsht për…

Kurorëzimi i parë në 70 vjet do të bëhet paraditen e sotme, me Mbretin Charles III dhe Queen Consort duke u përgatitur për udhëtimin e tyre historik me karrocë në Westminster Abbey.

Pavarësisht parashikimeve për reshje shiu, turma tashmë ka filluar të mblidhet në rrugën e kortezhit. Do të ketë një operacion të madh sigurie në qendër të Londrës, ku do të marrin pjesë 100 krerë shtetesh, ndërsa protesta janë premtuar nga ata që janë kundër monarkisë.

Shërbimi i Kurorëzimit, i cili do të zgjasë pothuajse dy orë, do të shihet nga 2,300 të ftuar, duke përfshirë Princin Harry, Dukën e Sussex-it, i cili mbërriti nga Shtetet e Bashkuara të premten me një fluturim komercial.

Do të jetë hera e parë që nga publikimi i kujtimeve të Princit Harry që ai do të shihet në publik me vëllain e tij, Princin William, Princin e Uellsit. Mendohet se Princi Harry mund të kthehet në SHBA disa orë pas ceremonisë për  t’u ribashkuar me gruan e tij Meghan.

Charles u bë mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera në shtator, kur nëna e tij Elizabeth vdiq pas 70 vjetësh në fron. Disa muaj janë dashur për planifikimin intensiv të festimeve të kurorëzimit, e 40-ta që do të mbahet në Westminster Abbey që nga viti 1066.

Në prag të kurorëzimit, Mbreti dukej i relaksuar ndërsa po bënte një shëtitje në Mall, i rrethuar nga Princi dhe Princesha e Uellsit dhe rojet e sigurisë./ BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit