Britania e Madhe publikon dokumentet: Kina ka gënjyer për shifrat në lidhje me koronavirusin!

Britania e Madhe publikon dokumentet: Kina ka…

Britania e Madhe publikon dokumentet me të cilat ajo thotë se provon që Kina nuk e ka raportuar ashtu sic është në të vërtetë shkallën e shpërthimit të koronavirusit dhe mund të ketë pasur dhjetë herë më shumë raste nga sa ka konfirmuar.

Dokumentet e publikuara sot nga Grupi Këshillues Shkencor i qeverisë britanike për Emergjencat (Sage) tregojnë se shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar besonin se numri i rasteve në Kinë ishte shumë më i lartë se sa pranoi Pekini, shkruan “Daily Mail“.

Ata nuk e akuzojnë regjimin autoritar të Kinës për gënjeshtra por zbulimi në Grupin Këshillues Shkencor për Emergjencat (Sage) do të nxisë pretendimet se Kina ka ende shumë pyetje për t’iu përgjigjur rreth mënyrës se si u përball me shpërthimin e epidemisë.

Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar deputetët se këto qëndrime mund të sjellin armiqësi mes vendeve dhe prishjen e marrëdhënieve.

Në një konferencë, ai tha se “deklarata të tilla shkaktojnë një virus politik, jo njerëzor. Nëse nuk mbahen nën kontroll, do të helmojnë marrëdhëniet me Kinën dhe solidaritetin ndërkombëtar. Shpërthimi i pandemisë në Kinë është nën kontroll dhe shifrat zyrtare janë reale. Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar, në luftën e përbashkët që kemi”.

Një sërë dokumentesh nga takimet e Sage gjatë disa muajve të fundit mbi koronavirus u lëshuan sot. Ato gjithashtu sugjerojnë që vdekjet nga pandemia në Kinë mund të jenë shumë herë më të larta sesa 4300 të pranuara deri më tani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit