Britania e Madhe shënon përmirësim të kurbës së epidemisë, por frika është aty, 269 viktima dhe 3923 raste të reja në 24 orë

Britania e Madhe shënon përmirësim të kurbës…

Britania e Madhe ka shënuar përmirësim në shifrat e viktimave dhe rasteve të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por shqetësimi është ende aty.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 të vdekur ku në total numërohen 31,885 viktima. Ky është mumri më i ulët të viktimave nga koronavirusi që prej datës 29 mars.

Por gjithsesi gjatë fundjavave ka pasur një luhatje në numrin e viktimave ndaj ajo mund të jetë edhe më e lartë.

Ditën e sotme janë shënuar edhe 3,923 raste të reja nga 64,362 teste të kryera. Numri total i të infektuarve në Britani është 219,183. /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit