Britania e vendosur të dëbojë shqiptarët/ Heq masat mbrojtëse për kërkesat e azilkërkuesve

Britania e vendosur të dëbojë shqiptarët/ Heq…

Qeveria Britanike duket se është e vendosur të dëbojë shqiptarët ilegalë nga Anglia. Për këtë qeveria ka marrë dhe vendimin e radhës, duk  hequr masat mbrojtëse të cilat parandalojnë që kërkesat e azilkërkuesve të hidhen poshtë. Ndërsa përpiqet të përshpejtojnë depërtimin e emigrantëve shqiptarë me varka të vogla.

Ndryshimi është një masë më e rreptë në kuadër të operacionit, të koduar Operacioni Bridora, për të bërë sa më shpejtë të jetë e mundur largimin e këtyre personave nga Britania e Madhe, pas një rritjeje të numrit të emigrantëve që shkojnë në Angli me gomone.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha për ‘The indiendent” se ky vendim ul kostot për Britaninë dhe realizon kthimin më shpejtë në shtëpitë e tyre për azilantët.

: “Ne kemi qenë gjithmonë të përgjegjshëm për presionet e ushtruara mbi sistemin tonë të azilit nga rritja e mprehtë e udhëtimeve të rrezikshme dhe të paligjshme në MB. Sistemi i azilit tani kushton 3 miliardë paund në vit dhe nevojitet një reformë urgjente. Ky ndryshim siguron që Home Office do t’i kalojë rastet e pabaza në mënyrë më efikase, që do të thotë se ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB mund të hiqen me shpejtësi. Nuk synon në mënyrë specifike asnjë kombësi.”

Ndërkohë  mësohet se, nga 160,000 aplikime për azil që prisnin një vendim fillestar në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të kaluar, 15% ishin shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit