Britania ‘gjunjëzohet’ nga Delta/ Shënohet dita e 7 radhazi me mbi 30 mijë raste të reja

Britania ‘gjunjëzohet’ nga Delta/ Shënohet dita e…

Britani e Madhe duket se është pushtuar nga varianti Delta i Covid-19, pasi për të shtatën ditë me radhë, infeksionet kanë tejkaluar shifrën e mbi 30 mijë rasteve.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë regjistruar 36,660 infeksione të reja dhe 50 vdekje për shkak të Covid-19.

Dje, rastet ishin 34,471 dhe vdekjet ishin gjashtë, ndërsa të martën e kaluar rastet ishin 28,773 dhe numri i vdekjeve ishte 37.

Kjo është dita e shtatë radhazi që infeksionet tejkalojnë 30 mijë në ditë ndërsa shifra e 50 viktimave të shënuara sot është numri më i lartë që nga 9 Prilli.

54296 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid të hënën, duke e çuar në totalin numrin e personave që u është injektuar doza në 45,978,017.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit