
Qeveria Britanike ka marrë vendimin ekstrem ndaj emigrantëve që futen në mënyrë ilegale në tokën britanike. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se qeveria do të dërgojnë emigrantët që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez në baza ushtarake dhe po shqyrton madje edhe qëndrimin e tyre në anije.
Këto deklarata kanë ngjallur reagime nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, madje edhe nga brenda qeverisë. Sekretari i Jashtëm James Cleverley kritikoi propozimin për të përdorur një bazë ushtarake në zonën e tij elektorale të Essex.
Komisionerja e të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës, Dunia Mijatovic, u kërkoi deputetëve britanikë të kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për imigracionin e parregullt, duke thënë se ai ishte “në kundërshtim” me “detyrimet ndërkombëtare” të vendit. Sipas tij ky plan ka po ato pasoja si vendimi i mëparshëm për dërgimin në Ruanda të emigrantëve ilegalë.