
Vape me shije frutash që po thithen masivisht nga adoleshentët do të ndalohen në Britani.
The Sun ka zbuluar se ministrat nuk do lejojnë përdorimin e tyre nën moshën 18-vjeç, pas disa rasteve të tmerrshme ku të rinjtë kanë përfunduar në spital, disa edhe në rrezik për jetën.
Si rezultat, shijet e njohura si pjeshkë me mollë, grejpfrut rozë dhe kivi me luleshtrydhe do të nga dyqanet. Ligji do të bëjë të mundur risjikimin e produkteve në treg duke përfshirë markën, marketingun, ngjyrën dhe shijet.

Dr Javed Khan OBE në ambicien e qeverisë për t’i bërë Anglinë dhe Uellsin pa duhan deri në vitin 2030, sugjeroi që në vape me ngjyra të ndezura të shkruhet “pirja e duhanit vret”.
Rishikimi i Dr Khan i botuar verën e kaluar bëri thirrje gjithashtu që çdo film ose shfaqje televizive që tregon pirjen e duhanit t’i ndalohet transmetimi para orës 21:00 dhe të mandatohet me ligj që të mbajë një mesazh kundër duhanit në ekran, në momentin që cigaret ose purot shfaqen.