Britania në alarm/ Rusia po ndërton avionin e ‘fundit të botës’

Britania në alarm/ Rusia po ndërton avionin…

Mediat britanike thonë se Rusia ka nisur ndërtimin e atij që ato e quajnë “avioni i fundit i botës”, një raport që ushqeu frikën se konfrontimi i armëve mes fuqive më të mëdha bërthamore të botës është shumë larg fundit.

Ashtu si Washingtoni, Moska aktualisht drejton katër Posta të Komandës Ajrore, të cilat janë të afta të mbajnë në ajër zyrtarët e lartë pas një konflikti dhe shkatërrimit të infrastrukturës tokësore.

“The Independent” shkruan se avioni i ri do të jetë një variant i përmirësuar i avionit të pasagjerëve Ilyushin-96-400M dhe do të ndërtohet në Voronezh, në kufirin perëndimor të Rusisë me Ukrainën. Një burim ushtarak i tha Ria Novostit se dy avionë të rinj të këtij lloji do të hyjnë në shërbim “së shpejti”.

Ashtu si Ilyushin-80 i cili hyri në shërbim në fundin e viteve ’80 edhe varianti i ri tepër sekret do ta ketë të përforcuar pjesën e tij qendrore, do të ketë linja speciale komunikimi por edhe mbrojtje nga rrezatimi. Por, ndërkohë edhe rrezen e vetë do ta kenë shumë më të madhe se paraardhësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit