Britania nis "pastrimet", dërgohet në Ruanda azilkërkuesi i parë

Britania nis “pastrimet”, dërgohet në Ruanda azilkërkuesi…

Për herë të parë në histori, qeveria britanike largoi drejt Ruandës azilkërkuesin e parë. Emigranti me kombësi afrikane u largua me dëshirë mbrëmjen e të hënës. Kjo pasi iu refuzua kërkesa për të qëndruar në vend.

Kryeministri Rishi Sunak tha se fluturimet e para drejt vendit afrikan do të nisnin në korrik. Por pavarësisht kësaj deklarate, duket se emigranti i parë zgjodhi që të shkojë në kampin e ngritur nga autoritetet britanike për të qëndruar aty. Ai pranoi të deportohej në Ruandë në këmbim të një pagese të vetme deri në 3,000 £, sipas burimeve qeveritare.

Plani për dëbimin e emigrantëve është debatuar shumë në Parlamentin britanik por qeveria e sheh si një masë të domosdoshme që do të sjellë frenimin e kalimeve të paligjshme në La Mansh.

Në bazë të planit të miratuar së fundmi nga parlamanti britanik, Londra do u pres një biletë vetëm vajtje personave që vijnë më gomone.

Qeveria konservatore tha dje se planifikon të dëbojë 5,700 azilkërkues në Ruanda ndërsa dëbimet masive pritet të nisin në korrik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit