Britania: Rusia dhe Kina krijojnë rrezik global

Britania: Rusia dhe Kina krijojnë rrezik global

Britania ka ngritur alarmin për veprimet e fundit të Rusisë dhe Kinës, duke thënë se shkaktojnë rrezik global. Përditësimi i planit të Britanisë për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, që u publikua më 13 mars, paralajmëroi për thellimin e partneritetit të Kinës me Rusinë dhe bashkëpunimin në rritje të Moskës me Iranit, pas pushtimit të Ukrainës.

Çka tregon se shanset për kërkim të zgjerimit të luftës janë të shumta. Dhe Kina e rreshtuar në krah të Rusisë përbën rrezik për një luftë të tretë botërore.

Në dokumentin e quajtur Rishikimi i Integruar përforcoi pozicionin ndaj Pekinit dhe Moskës, ku gjithashtu kryeministrit britanik, Rishi Sunak premtoi se do të shpenzohen 6 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen, duke përfshirë edhe  ndihmën për Ukrainën.

Ajo çfarë nuk u parashikua plotësisht më 2021 ishte ritmi i ndryshimit gjeopolitik dhe shtrirja e ndikimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Sunak në Twitter.

Në dokumentin e përditësuar, u përmend edhe marrëveshja mes Britanisë, Shtetet e Bashkuara dhe Australisë për fushën e mbrojtjes. Sunak tha se të gjitha shtet duhet t’i përmbahen paktit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit