Britania vendos: Emigrantëve të paligjshëm do t’u ndalohet kërkesa për azil!

Britania vendos: Emigrantëve të paligjshëm do t’u…

Nga sot emigrantët që mbërrijnë në Britani në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu edhe shqiptarët, do të ndalohen të kërkojnë azil ose të përdorin ligjin për të drejtat e njeriut për të ndaluar dëbimin e tyre.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i tha The Sun se projektlogji i tij i ri për emigracionin e paligjshëm do të marrë përsëri kontrollin e kufijve, një herë e përgjithmonë.

Projektligji i Emigracionit Ilegal do të lejojë që  vetëm moshat nën 18 vjeç dhe të sëmurët do të lejohen të aplikojnë për azil në Britani. Të gjithë të ardhurit e tjerë do të deportohen në venin nga vijnë ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda.

Ndërsa ata presin dëbimin, parqet e pushimeve, akomodimi ushtarak, madje edhe anijet turistike do të përdoren për të strehuar emigrantët në vend të hoteleve të shtrenjta që ishin përdorur deri tani. Legjislacioni, i publikuar me disa muaj vonesë, do të pranojë hapur rrezikun e shkeljes së Ligjit për të Drejtat e Njeriut duke shkaktuar një luftë të madhe me aktivistët dhe avokatët e Partisë Laburiste dhe pro kufijve të hapur.

Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i emigrantëve të paligjshëm janë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë zgjedhur të futen në tokën e ëndrrave përmes varkave, apo me kamionë duke paguar shuma të mëdha parash, që shpesh i kanë marrë borxh me shpresën se do të punojnë dhe do t’i shlyejnë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit