Britania vendos rregullin e fortë: Kush hyn në vend, do të jetë i detyruar që të qendrojë…

Britania vendos rregullin e fortë: Kush hyn…

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus. Një masë e tille duket se do të jetë pjesë e planit të Boris Johnson për hapjen e vendit, të cilin do ta njoftojë në fundjavë, ndërsa zgjatja e kufizimeve të lëvizjes do të jetë të paktën deri në fund të Qershorit.

Kryeministri pritet të thotë se pasagjerët, përfshirë britanikët që mbërrijnë në porte dhe aeroporte të Mbretërisë së Bashkuar nga të gjitha vendet, përveç Irlandës, duhet të vetëizolohen për 14 ditë, sipas The Times. Udhëtarët do të plotësojnë një formular dixhital me detaje se ku synojnë ta realizojne vetëizolimin, dhe më pas do të mbahen në vëzhgim.

Autoritetet do të kryejnë kontrolle në vend dhe ata që zbulohen se shkelin rregullat do të përballen me gjoba deri në 1.000 paundë ose dëbim. Masat pritet të hyjnë në fuqi në qershor dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ‘transmetimit të virusit ndërsa kalojmë në fazën tjetër të përgjigjes sonë’, i tha një burim qeveritar gazetës së njohur. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit