Refugjatja ukrainase pasi ndau të dashurin nga gruaja: Ai më la se nuk kisha para

Refugjatja ukrainase pasi ndau të dashurin nga…

Pak muaj më parë, britaniku Tony Garnett mori vëmendjen e mediave vendase dhe jo vetëm, për shkak të historisë së dashurisë që ai nisi me një refugjate ukrainase, të cilën e mikpriti në shtëpi. Kjo romancë e re e çoi në ndarje nga bashkëshortja e tij Lorna dhe dy fëmijët.

22-vjeçarja Sofiia Karkadym ishte një e arratisur nga lufta dhe u strehua nga çifti britanik, në solidarizim me personat që vuanin nga agresioni rus.

Mes britanikut dhe 22-vjeçares ukrainase lindi një romancë e re, që ashtu siç nisi shumë shpejt ashtu dhe përfundoi, raporton Daily Mail.

Tony Garnett tregon se e ka përzënë 22-vjeçaren, pasi ajo pinte shumë dhe nuk e mbante dot alkoolin. Në disa raste në mënyrë të çuditshme kishte goditur me thikë murin e shtëpisë ku jetonin.

“Bëra gabim që u lidha me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua. Jam përpjekur ta ndihmoj”, rrëfen i riu britanik.

Gjithashtu britaniku e akuzon ukrainasen se u përpoq të ndërhynte në marrëdhënien e tij me fëmijët, gjë të cilën ai ja kishte bërë të qartë që në fillim se ata do të ishin primare për të.

Por nuk ka mbetur pa reaguar as e reja ukrainase. Sofia, një menaxher IT, tregon se Toni ka thyer zemrën dhe ai është një gënjeshtar. Arsyeja kryesore e ndarjes sipas asaj është ngaqë ajo nuk ka para dhe Toni është një bixhozi i thekur.

Ai është një gënjeshtar. Ai filloi të bënte lëvizje ndaj meje kur unë kisha vetëm dy ditë që jetoja me të dhe Lornën.

Ne nuk kryem marrëdhënie derisa u shpërngulëm. Unë nuk do ta bëja kurrë këtë gjë. Por ai më mbante dorën kur ishim vetëm dhe më përqafonte“, tregon Sofia.

Ajo gjithashtu akuzoi Tonin se e trajtonte atë si një qen, duke shtuar se ai i hodhi paratë e tij në kumar – duke humbur 500 £ në një ditë ndërsa luante një lojë kazinoje në internet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit