Britma dhe ulërima tek sheshi “Skënderbej”, policia shoqëron me forcë protestuesen: Hajde se e shohim në Komisariat. Zonja: Ke ligj që më merr ti mua?

Britma dhe ulërima tek sheshi “Skënderbej”, policia…

Përplasje tek protesta në sheshin “Skënderbej”.

Efektivët e Policisë kërkojnë që të shoqërojnë qytetaren Ines Kurtin. Ajo është ulur në tokë për të parandaluar shoqërimin e saj.

Në momentin që ajo është marrë nga Policia, ka nisur që të bërtasë me zë të lartë.

PJESË NGA BISEDA ME POLICIN:

Ines Kurti: Ke ligj që më merr ti mua

Polici: Hajde me mua në Komisariat. Hajde dhe e shohim

Ines Kurti: Hiqe dorën mos më prek mua

Polici: Hape furgonin hape

Një grua: Po ajo është zonjë more, a keni gra? A keni motra ju?

Polici: O djali hape furgonin. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit